Aktualitet

Biznesi në Pogradec sërish pre e grabitjes/ Merren rreth 2 milion lekë!

Një dyqan bulmet u grabit gjatë natës në qytetin e Pogradecit, në zonën e rrugës së spitalit. Sipas informacioneve të para, persona ende të paidentifikuar hynë në mjediset e biznesit duke vjedhur një sasi prej 2 milion lekësh.

Bëhet e ditur se kjo është vjedhja e dytë brenda 5 muajsh në të njëjtin vend.

Në kuadër të hetimeve, Policia e Pogradecit sekuestroi kamerat e bizneseve ngjitur dhe shenjat e gishtërinjve në brendësi të dyqanit.

Në të njëjtën rrugë, vetëm disa muaj me parë u vodh një argjendari. Për vjedhjen ranë në pranga dy persona.