Showbiz

Dy performancat më të shumëpritura në “Billboard Music Awards”

Ceremonia vjetore e ndarjes së çmimeve amerikane, “Billboard Music Awards” do të mbajet ditën e mërkurë në Los Angeles dhe këtë herë do të ketë shumë surpriza.

Dy performancat më të shumëpritura të mbrëmjes do të jenë ato të Taylor Swift dhe Madonna. Taylor do të këndojë projektin e saj më të fundit muzikor në bashkëpunim me Brendon Urie, “Me!” ndërsa mbretëresha e pop-it do të ngjitet në skenë së bashku me Maluma për të performuar këngën e tyre “Modellin”.

Këto dy prurje janë përfaqësuese të albumeve më të reja të këngëtareve të cilat do të lançohen së shpejti. “Billboard Music Awards” do të ketë edhe shumë performanca të tjera surprizë sakaq, ceremonia do të drejtohet për të dytin vit radhazi nga Kelly Clarkson.