Dy prokurorë dhe një gjyqtar do t’i nënshtrohen procesit të vettingut javën e ardhshme. Në 10 korrik do të zhvillohen dy seanca dëgjimore. E para në orën 9:30 është për Admir Thanzën, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë. Po të martën do të dalë para KPK-së Kostaq Beluri, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme. Ndërsa paraditen e 11 korrikut Komisioni i Pavararur i Kualifikimit do të kalojë në sitë vlerësimin e figurës, anën profesionale dhe pasurinë e Adriatik Camës, prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Tiranë.