Aktualitet

Dy viktima në 3 ditë, pezullohet puna në një nga repartet e Kurumit

Dy viktima në 3 ditë, pezullohet puna në një nga repartet e Kurumit në Elbasan. Dega rajonale e Inspektoriatit Shtetëror të Punës tha se për shkak të dy incidenteve të njëpasnjëshme, e në kushtet kur vazhdimi i punës në këtë zonë përbën kërcënim konstant për shëndetin dhe sigurinë në punë të punëtorëve të tjerë, u vendos ndalimi i punës. Inspektorët vendosën që reparti i petëzimit të mosjetë në gjendje pune derisa t’u ofrohet ambient më i  sigurtë punonjësve.