Aktorja e famshme Dyan Cannon, gjatë një interviste ekskluzive për PEOPLE ka zbuluar se ka ende për të folur për jetën e saj sentimentale. 88 vjeçarja ikonë e Hollivudit u shpreh se ka lidhje me disa persona të veçantë duke u shprehur se: “Po, kam miq me përfitime”. Gjatë pjesëmarrjes së saj në Çmimet e 10-ta Vjetore të Bukurisë në Hollivud më 6 prill, Cannon u pyet nëse është duke dalë me dikë aktualisht.

Ajo u përgjigj me entuziazëm: “Sigurisht.” Fillimisht, ajo përmendi se është me “dikë shumë të veçantë,” por më pas sqaroi: “Disa persona të veçantë.” Cannon gjithashtu kujtoi marrëdhënien e saj të mëparshme me Johnny Carson, duke theksuar se e kishte “trazuar” atë gjatë paraqitjeve të saj në shfaqjen e tij. Ajo shtoi se ata e mbanin lidhjen e tyre të fshehtë dhe shpesh frekuentonin restorante që mbylleshin ekskluzivisht për ta. Përveç karrierës së saj të suksesshme në film dhe televizion, Cannon ka qenë e martuar me aktorin Cary Grant nga viti 1965 deri në 1968, me të cilin ka një vajzë, Jennifer Grant.