Sport

Dyshja që nuk njeh moshë! Messi e CR7 magjepsin sërish botën e futbollit! (VIDEO)

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo shkëlqyen të dielën me skuadrat e tyre, duke konfirmuar edhe njëherë tjetër se për yje si ta, mosha mbetet thjesht një numër.

Portugezi shënoi një super gol të magjishëm, me skuadrën e Al Nassr që vijon të kryesojë kampionatin e Arabisë Saudite.

LEXO EDHE: Ançeloti: Askush nuk do të jetë kurrë si Ronaldo, jam i bindur se i shënon 1000 gola!

Të dielën CR7 e Joao Felix dhuruan spektakël, duke bërë që Al Nassr të fitonte 4-1 ndaj Al-Khaleej. Megjithatë qershia mbi torte ishte goli i yllit portugez, Në minutën e 6 të shtesës CR7 do të realizonte një kryevepër teksa pas një topi të harkuar nga e djathta do të kthehej në një goditje “biçikletë” që do të mahniste të gjithë të pranishmit, për golin që do të vuloste suksesin e vendasve.

https://www.youtube.com/watch?v=kwtjuNJgZw4

Në krahun tjetër Lionel Messi dhe Inter Miami CF u kualifikuan në Finalen e Konferencës së Lindjes në mënyrë dominuese, duke arritur një fitore bindëse 4-0 ndaj FC Cincinnati të dielën.

LEXO EDHE: Barcelona, Laporta shuan zërat për kthimin e Messit: Pritshmëri jo realiste…

Messi zhvilloi një paraqitje historike me 1 gol dhe 3 asiste, duke shkuar në 12 kontribute në gola (gjashtë gola, gjashtë asiste) në Audi MLS Cup Playoffs 2025 – një rekord i ri në ligë për një fazë të vetme të plejofit.

Numri 10 legjendar shënoi në minutën e 19-të, duke finalizuar një kombinim me bashkëqytetarin e tij nga Rosario, Argjentina, Mateo Silvetti, me një goditje me kokë që kaloi mbi portierin Roman Celentano.

Fitorja e së dielës e çon Inter Miamin në Finalen e Konferencës së Lindjes për herë të parë në histori, ku do të përballet me New York City FC, që ka surprizuar deri tani. Fituesi do të kualifikohet në finalen MLS Cup të prezantuar nga Audi më 6 dhjetor.