Protestuesit kanë nisur marshimin nga sheshi ‘Skënderbej’ drejt kryeministrisë. Grumbullimi nisi në orën 19:00, një orë më vonë sesa ditët e mëparshme, sipas njoftimit të së martës.
Protesta kundër investimeve në Zvërnec ka hyrë në ditën e saj të 18-të. Thirrjet mbeten për dorëheqjen e kryeministrit Rama.
Sot, Parlamenti Europian miratoi raportin për Shqipërinë, por u ka kërkuar autoriteteve shqiptare një moratorium ndërtimesh në zonat e mbrojtura, teksa shpreh shqetësim serioz për zhvillimet e brenda zonës së mbrojtur Vjosë-Nartë dhe se ndjekin nga afërt ato që i quajnë “protesta masive paqësore”.
Eurodeputetët kërkojnë gjithashtu që të ndryshohen ndërhyrjet e vitit 2024 në Ligjin për Zonat e Mbrojtura, që lejojnë zhvillimin e infrastrukturës turistike në këto zona.
Një ditë më parë, fjalimet iu lanë të rinjve duke i bërë thirje komisioneres europiane për Zgjerimin, Marta Kos për deklaratat e saj se ka qenë në kontakt me qeverinë shqiptare dhe se ka marrë garanci se për projektin e Zvërnecit. Studentët thanë se “Narta s’bëhet kos”, një qëndrim që e shprehën edhe përmes pankartave.
Ashtu si në tubimet e mëparshme, edhe këtë mbrëmje pritet që pas qëndrimit për disa orë para Kryeministrisë, protestuesit të zhvillojnë një marshim nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit, duke përcjellë mesazhet dhe kërkesat e tyre.
LEXO EDHE: Rama nxjerr komentin e vajzës nga Vlora: E masakruan online korbat e fshehur nën pupla flamingosh!
Protestuesit theksojnë se do të vijojnë mobilizimin deri në realizimin e kërkesës së tyre kryesore: dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë.