Bota

Dyshohet për kopje, Ed Sheeran sërish nën akuzë

Ed Sheeran sërish nën akuzë. Ai është paditur për shumën e 100 milionë dollarëve, pasi dyshohet se ka kopjuar disa pjesë të këngës “Lets get it on” nga Marvin Gaye. Kënga ishte hit në vitin 1973 dhe një nga klasiket që i rezistoi më gjatë klasifikimeve botërore. Sipas dokumenteve zyrtare, dy këngët ngjasojnë në melodi, ritëm, dhe në kor. Edhe më herët, Ed Sheeran është përballur me akuza po për këngën“Thinking out loud”, por gjithnjë i ka mohuar ato.