Ekspertët kanë vlerësuar vlerën e mundshme të një pikture të panjohur më parë të Vincent van Gogh, e blerë për vetëm 50 dollarë në një treg në Minesotë duke i atribuar vlerën e 15 milionë dollarëve, shkruan wealth.com. Portreti në vaj, i titulluar “Elimar”, tregon një peshkatar të zhytur në mendime dhe teknikën karakteristike ”impasto” të Van Gogh-ut, me nënshkrime unike që përputhen me veprat e tij të njohura. Analizat shkencore, duke përfshirë testet gjenetike dhe të pigmentit, mbështesin vërtetësinë e tij, por Muzeu Van Gogh ende nuk i ka konfirmuar ende rezultatet.

Për 120 vjet, një pikturë e Van Goghut me vlerë të llogaritur deri në dy milion paund ishte në një koleksion privat, e fshehur nga sytë e publikut por tani do të ndryshojë pronar, edhe pse nuk dihet destinacioni i ardhshëm. Eshtë një pikturë e titulluar “Koka e një gruaje”, e pikturuar nga impresionisti holandez Vincent Van Gogh (Zundert, 1853 – Auvers-sur-Oise, 1890) gjatë së ashtuquajturës “periudha Neunen”, midis viteve 1883 dhe 1885. Pasi mbeti në një koleksion ekskluziv për më shumë se një shekull, vepra është praktikisht e panjohur. Ajo do të shitet në shtëpinë e ankandit “Christie’s” në Londër, më 28 shkurt 2025.