Kristjan Asllani foli pas fitores historike të Shqipërisë me Serbinë, duke thënë për “DigitAlb”:
“Ishim të karikuar se e dinim që na duhej vetëm fitorja. E morëm 3 pikshin, dhe jemi shumë të lumtur. Ndeshja ndoshta më e veçantë që nga ajo 11 vite më parë.
Fakti që shënoi Manaj ishte perfekt edhe për shkak të penalltisë që humbi në ndeshjen e parë, ndaj u gëzuam shumë kur shënoi Rey.
Ana e mentalitetit është e rëndësishme, e dinim që luanim ndeshje shumë të rëndësishme, punuam fort edhe 5 ditë në Shqipëri dhe ditët përgatitore këtu dhe ja dolëm të arrinim këtë fitore historike”.
Gjithashtu nga ana tjetër edhe Hysaj u shpreh se:
“Ndeshja më në fund u fitua, 11 vjet për të fituar këtë ndeshje. Kemi gabuar 2 ndeshje, për të cilat mund të ishim duke festuar edhe më shumë. Mos harrojmë që kemi edhe 2 ndeshje të rëndësishme përpara. Gjithë festimi tregon që jemi një grup fantastik. Kemi pasur vështirësi në fillim, por ja që po ia dalim, shpresoj të vazhdojmë kështu. Sulmuesit tanë po shënojnë gola të rëndësishëm.
Unë nuk dal kurrë për të parë fushën, sot dola, iu thashë lojtarëve, që sot është qetë, duket sikur luajmë në Shqipëri, tifozët do të ndizen më vonë dhe kështu u bë.”