Celebrities Gossip Showbiz

E frymëzuar nga Nënë Tereza, Georgina Rodriguez vjen më ndryshe se kurrë!

Modelja e njohur, njëkohësisht partnerja e futbollistit CR7, Georgina Rodriguez së fundmi ka tërhequr vëmendjen e mediave duke shfaqur një anë tjetër të saj. Bukuroshja pozoi me një vello të bardhë dhe e grimuar fare thjeshtë për revistën franceze “L’Officiel”. Ndërkaq, krahas fotos ajo ka shkruar se:

Kush nuk jeton për të shërbyer, nuk shërben për të jetuar. Shën Tereza e Kalkutës.

https://www.instagram.com/p/CVKwgz0s8YQ/?utm_source=ig_embed&ig_rid=286f09a0-7093-4993-8b1e-42e810f54aee

Rodriguez, e cila numëron mbi 27 milion ndjekës në Instagram, është mes shumë gjërave të tjera, modele, nënë, influencuese, sipërmarrëse, balerinë dhe partnerja aktuale e Cristiano Ronaldos. Së fundmi, ajo është bërë pjesë e një dokumentari, ku do të njihemi me një pasqyrim të qartë dhe shumë emocional të jetës së saj pas fotove, historive dhe titujve për të si, mëmësia e saj, momentet e saj më të mira dhe të këqija etj. 

Ndërkaq, së fundmi rikujtojmë se Dolores Aveiro, nëna e futbollistit të famshëm Cristiano Ronaldo nuk dëshiron që djali i saj të martohet me partneren e tij, Georgina Rodriguez. Do thoni ju që pse e ka këtë bindje Dolores? Një nga shkaqet kryesore të mospëlqimit të saj ndaj Georgina-s është pasi ajo beson se modelja me origjinë argjentinase është e tërhequr nga lekët dhe jo nga ndjenjat.