Film & Tv

Netflix, dokumentar për Georgina Rodriguez!

Netflix ka njoftuar se së shpejti pritet një dokumentar kushtuar Georgina Rodriguez, të dashurës së yllit portugez të futbollit Cristiano Ronaldo!

“Veç të qenit një mama,  modele,  influencere, bizneswoman,  balerinë dhe shumë gjëra të tjera bashkë, ajo gjithmonë arrin që të gjejë kohën edhe për të ndjekur bashkëshortin e saj, por në të njëjtën kohë ta bëjë më donzhuanin e futbollistëve që të bjerë në paqe.  Prandaj, këto edhe shumë të tjera nga përditshmëria e Xheorxhina Rodrigezit do të jenë pjesë e asaj që do të ndiqni”, thuhet në njoftim!

Ishte ky lajmërimi i bërë nga platforma madhështore, “Netflix”, e cila ka lajmëruar se shumë shpejt do të vijë një serial lidhur me të fejuarën bukuroshe dhe seksi të Cristiano Ronaldos, e cila për më tepër i ka dhënë atij edhe një vajzë, Alana Martina, që u shtohet tre fëmijëve të parë të sulmuesit të Juventusit: Cristiano Junior dhe binjakët Eva e Mateo.

Kujtojmë një dukumentar mjaft interesant i është kushtuar edhe Cristiano Ronaldos! “Ronaldo” është një prodhim britanik i vitit 2015 drejtuar nga Anthony Wonke. Filmi dokumentar ndjek jetën dhe karrierën e futbollistit  portugez . Filmi u publikua më 9 nëntor 2015.