Ylli portugez i futbollit, Cristiano Ronaldo, ka tërhequr sërish vëmendjen e miliona ndjekësve në rrjetet sociale pasi publikoi një fotografi romantike me të fejuarën e tij, Georgina Rodríguez.
Futbollisti vendosi të mos shkruante asnjë mesazh të gjatë, duke e shoqëruar postimin vetëm me një emoji zemre, gjë që mjaftoi për të shkaktuar reagime të shumta nga fansat.
Brenda vetëm pesë minutash, fotografia grumbulloi rreth gjysmë milioni pëlqime, duke dëshmuar edhe një herë popullaritetin e jashtëzakonshëm të çiftit në rrjetet sociale.
Georgina vazhdon të jetë një nga mbështetëset më të mëdha të Ronaldos, duke e ndjekur nga afër në çdo moment të rëndësishëm të karrierës së tij.
Së fundmi, ajo ndoqi ndeshjen mes Portugalisë dhe Uzbekistanit në Kampionatin Botëror të Futbollit, ku kombëtarja portugeze triumfoi me rezultatin e thellë 5:0.
Modelja publikoi një fotografi pranë televizorit, e veshur me fanellën e Portugalisë me numrin 7, numër që prej vitesh identifikohet me Ronaldon.
Në atë takim, sulmuesi portugez shkroi historinë duke u bërë futbollisti i parë që arrin të shënojë gol në gjashtë kampionate botërore radhazi, duke shtuar edhe një rekord tjetër në karrierën e tij të jashtëzakonshme.
Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez janë në një lidhje që prej vitit 2017 dhe u fejuan verën e kaluar. Çifti kanë dy fëmijë biologjikë së bashku, ndërsa Georgina kujdeset gjithashtu edhe për tre fëmijët e tjerë të futbollistit, të lindur përmes surrogacisë.
Postimi i fundit i Ronaldos ka bërë që fansat të komentojnë jo vetëm momentin romantik të çiftit, por edhe forcën e lidhjes së tyre, e cila vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut në mbarë botën.