Celebrities Gossip Showbiz

O e lë beqar o “plas”! Edhe pse kanë një fëmijë së bashku, nëna e CR7 nuk e do për nuse Georgina-n!

Dolores Aveiro, nëna e futbollistit të famshëm Cristiano Ronaldo nuk dëshiron që djali i saj të martohet me partneren e tij, Georgina Rodriguez. Do thoni ju që pse e ka këtë bindje Dolores? Një nga shkaqet kryesore të mospëlqimit të saj ndaj Georgina-s është pasi ajo beson se modelja me origjinë argjentinase është e tërhequr nga lekët dhe jo nga ndjenjat.

Në fakt, ylli portugez duket se është shumë i lumtur me të dashurën e tij, me të cilën ndan edhe një jetë familjare në Mançester, ku ajo jeton së bashku me fëmijët e tjerë të yllit të futbollit, Cristiano Junior, Eva, Mateo dhe Alana, kjo e fundit është vajza që çifti kanë së bashku.

Rikujtojmë se kjo nuk është hera e parë që mamaja e CR7 është kundrra lidhjeve të djalit të saj. Ajo ka qenë kundër edhe martesës me ish-partneren e tij, modelen e famshme Irina Shayk. Ndërkaq, së fundmi CR7 ka “hapur” zemrën dhe ka folur për “Daily Mail” se si dëshiron t’i edukojë fëmijët e tij. Sa i përket edukimit të fëmijëve të tij, Cristiano i ka idetë e qarta.

Unë dua që ata të vuajnë pak si unë për të arritur atë që duan në jetë. Ata mendojnë se gjithçka është e lehtë në këtë botë. Cilësia e jetës, shtëpitë, makinat, veshjet. Ata kanë kompjuterë, ushqim të mirë në tryezë, nuk kanë pse të sakrifikojnë shumë për të marrë atë që duan. Por ata duhet të jenë të përulur, duhet të punojnë shumë, duhet t’i respektojnë njerëzit!

Ndërkaq, sa i përket Georgina-s, modelja bukuroshe së fundmi është bërë pjesë e një dokumentari, të titulluar “Soy Georgina”, ku do të njihemi me një pasqyrim të qartë dhe shumë emocional të jetës së saj pas fotove, historive dhe titujve për të si, mëmësia e saj, momentet e saj më të mira dhe të këqija etj.