Këngëtarja dhe tekstshkruesja bukuroshe dhe shumë nga anëtarët e familjes së saj kanë rezultuar pozitive me COVID-19. Në një postim në rrjetin social Instagram të mërkurën, Natasha njoftoi se ajo, i fejuari i saj Raphy Pina dhe dy nga katër fëmijët kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.
Me përgjegjësi duam të njoftojmë të gjithë se Natalie Gutiérrez, Rafael Pina, Antonio Pina dhe Mia Pina kanë rezultuar pozitive me Covid-19. Rafael Jr dhe Vida janë aktualisht shumë mirë dhe nën mbikëqyrje të rreptë dhe jemi në pritje të çdo ndryshimi në shëndetin e tyre. Ju lutemi, njerëzit që kanë qenë pranë nesh 48 orët e fundit, ju kërkojmë që të shkoni të testoheni dhe të izoloheni në karantinë. Pandemia e COVID mund të prekë këdo, kështu që mos e lini pas dore, mbroni veten dhe merrni masat e duhura. Ne ju duam, Famila Pina Gutiérrez.
https://www.instagram.com/p/CYFxOgQMXNj/?utm_source=ig_web_copy_link
Natasha dhe Pina mirëpritën vajzën 7-muajshe Vida Isabelle më datë 22 maj, ndërsa Rafael Jr., Mia dhe Antonio janë fëmijët e Pinës nga lidhjet e mëparshme. Këngëtarja foli për lindjen në një intervistë ekskluzive për People en Español të publikuar në gusht.
Në atë kohë, ndërsa Natasha pranoi për “People en Español” se jeta është padyshim ndryshe me një të porsalindur, ajo tha se ardhja e Vida Isabelle në maj e plotësoi atë.
Kur e takova, ajo më plotësoi në një mënyrë që asgjë tjetër nuk mundi. Ajo më përmbushi mua.
