Një linjë ajrore ka pranuar se ka ‘rizbuluar’ një Boeing 737 që u zhduk më shumë se një dekadë më parë. Air India thotë se ka humbur një nga aeroplanët e saj në Aeroportin e Kolkatës në vitin 2012. Aeroplani i pasagjerëve, një Boeing 737-200, mbeti i braktisur prej 13 vjetësh dhe sapo është rimarrë pasi Aeroporti i Kolkatës kontaktoi Air India për të kërkuar që ai të hiqet.
Linja ajrore është goditur gjithashtu me një faturë parkimi prej rreth 100 mijë euro, totali i përgjithshëm i asaj që i detyrohet për vendin e saj të ‘parkimit’ gjatë kësaj periudhe kohore. Aeroplani fillimisht ishte regjistruar në Indian Airlines, një linjë ajrore tjetër shtetërore që u bashkua me Air India në vitin 2007. Boeing më pas iu dha me qira shërbimit postar indian për të operuar si një aeroplan mallrash.
CEO i Air India, Campbell Wilson, thuhet se tha se aeroplani ishte nxjerrë nga përdorimi vite më parë për të operuar për India Post dhe disi ishte lënë jashtë dokumenteve zyrtare. Kjo do të thotë që kompania e re as nuk do të ishte në dijeni se e zotëronte këtë aeroplan prandaj mund të ishte harruar.
Një shekull pas fluturimit të parë të një avioni me trup dhe krah të bashkuar, një përpjekje që përfundoi asokohe me përplasje, ky koncept revolucionar po rikthehet fuqishëm në skenën e aviacionit. Kompani si Airbus, Boeing, Bombardier dhe start-upe të shumta janë duke eksperimentuar me dizajnin aerodinamik të njohur si “blended-wing body”, me synimin për të krijuar avionë më efikas në konsum karburanti, më të gjerë dhe më të lirë në mirëmbajtje.