Shumë shpejt pritet të zhvillohet ceremonia martesore e shumëpërfolur mes Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez.
Megjithëse nuk dihet nëse dasma e tyre do të jetë nga ato madhështoret apo krejtësisht private, një gjë është e sigurt. Në të do të jenë të ftuar të gjithë ish-partnerët e dyshes dhe nuk bëhet fjalë vetëm për ish-bashkëshortët me të cilët kanë fëmijë.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë sportisti Rodriguez i cili u shpreh se sa më shumë të vijnë aq më mirë do të jetë.
Le të themi që në dasmën e tyre me siguri nuk do të mungojnë momentet e sikletshme.