Bota

E kritikoi për qëndrimin ndaj emigrantëve, Hungaria notë proteste ndaj Suedisë

Vetëm pak ditë më parë, ministrja e Jashtme suedeze, Margot Wallström kritikoi politikat e Hungarisë në lidhje me trajtimin e emigrantëve. Ajo u shpreh se Victor Orban dhe Matteo Salvini po krijojnë një aleancë kundër demokratëve në BE. Hungaria reagoi menjëherë ndaj kësaj deklarate duke i dorëzuar një note proteste ministrit të Jashtëm suedez Peter Szijjarto.