Inter Miami bën një goditje të rëndësishme në merkaton e trandsferimeve. Klubi nga Florida ka mbyllur paraprakisht marrëveshjen që do ta çojë në Major League Soccer ku ai do të bashkohet me yllin argjentinas të futbollit, Lionel Messi.
Sipas asaj që publikon gazetari i specializuar i merkatos së transferimeve, Fabrizio Romano, ajo që pritet është vetëm njoftimi zyrtar dhe më pas futbollisti brazilian do të nisë një aventurë të re larg futbollit evropian.
Në sezonin e fundit me Manchester United, Casemiro ka pasur një rendiment të shkëlqyer. Braziliani është aktivizuar në 34 ndeshje në Premier League me 9 gola të shënuar për një total prej 2589 minutash, me Casemiron që në këtë mënyrë ka vendosur një rekord të ri personal përsa iu përket golave të shënuar në një sezon në elitën e futbollit anglez.