Gossip Showbiz

“E ndjej çdo ditë mungesën e tij…” Rrëfimi prekës i vajzës së Dr. Flori që përloti studion!

E ftuar në emisionin Goca dhe Gra, Kaltrina Kondi ka ndarë një rrëfim shumë emocional për babanë e saj të ndjerë, duke mos i mbajtur dot lotët teksa fliste për mungesën që e shoqëron çdo ditë.

Ajo u shpreh se ngjan shumë me të atin, si në tipare ashtu edhe në karakter, ndërsa theksoi se një nga dëshirat më të mëdha të tij ishte që ajo të kishte një të ardhme të mirë dhe të ishte e arsimuar.

Po ndjek atë që dua dhe besoj se ai është shumë krenar për mua

-tha Kaltrina.

Megjithatë, dhimbja mbetet e fortë:

Mungesa e tij ndihet çdo ditë. Ka periudha që i kaloj shumë keq, sidomos kur shoh të tjerët me prindërit në momente të rëndësishme si diplomimi

-rrëfeu ajo mes emocionesh.

Përtej këtij momenti prekës, Kaltrina komentoi edhe lojën në Big Brother VIP Albania, duke shprehur hapur mbështetjen e saj për Mirin.

Sipas saj, ai është banori i vetëm që nuk ka përdorur ofendime dhe e sheh si një nga lojtarët më të fortë të këtij edicioni. Ajo shtoi se raporti i tij me Selin është keqkuptuar dhe se në thelb është pjesë e lojës.

Kaltrina tregoi gjithashtu se ka qenë një nga personat që e ka inkurajuar Mirin të bëhej pjesë e formatit dhe se familja e mbështet vazhdimisht përmes mesazheve.

Jam shumë krenare për të

-përfundoi ajo, duke treguar edhe një herë forcën dhe emocionin që e shoqëron në çdo hap të saj.