Tech

E pabesueshme, zhvillohet një krah robotik që fuqizohet duke përdorur indet e muskujve të njeriut?!

Një ekip studiuesish japonezë ka zhvilluar një krah robotik që fuqizohet duke përdorur indet e muskujve të njeriut dhe përfundimisht mund të aplikohet në teknologjinë e bërjes së duarve protetike. Dora biohibride ka pesë gishta që lëvizin individualisht dhe mund të kryejnë lëvizje komplekse të gishtërinjve, të tilla si kapja dhe lëvizja e objekteve të vogla duke i mbajtur ato nga maja, raportuan studiuesit nga Universiteti i Tokios dhe Waseda.

Dora është 18 centimetra e gjatë dhe si njeriu shfaq shenja lodhjeje pas një tkurrjeje 10-minutëshe të indeve, por rikuperohet pas një ore pushim. Pajisjet e mëparshme biohibride kishin lëvizje më të kufizuar dhe e bënin të vështirë lëvizjen e gjymtyrëve më të mëdha, por tani shkencëtarët kanë arritur të lidhin dhe kontraktojnë indet e muskujve për të vepruar si një muskul më i madh. Shkencëtari Sodji Takeuchi tha se kërkimi hap rrugën për rritjen e forcës së muskujve të krahut robotik biohibrid. Sipas tij, ky projekt mund të çojë në krijimin e një dore të saktë protetike.

Meta ka njoftuar ngritjen e një ekipi të ri kërkimi dhe zhvillimi që do të merret me robotët humanoidë, me qëllimin kryesor për të shfrytëzuar maksimalisht aftësitë e platformës Llama AI, bëri të ditur shefi i teknologjisë së kompanisë, Andrew Bosworth. Lëvizja shënon një zgjerim strategjik të investimeve të Metës në inteligjencën artificiale. Mark Witten, ish-drejtori ekzekutiv i Cruise, i specializuar në automjetet autonome, është emëruar në krye të divizionit të robotikës, ndërsa John Coryll është emëruar nënkryetar i shitjes me pakicë.

Detyra e tij do të jetë të forcojë shitjet e Meta-s të produkteve të konsumit, duke përfshirë pajisjet Quest dhe syzet inteligjente Ray-Ban Meta, të zhvilluara në bashkëpunim me EssilorLuxottica. Ky drejtim zhvillimi vjen në një kohë kur kompanitë e mëdha teknologjike dhe startup-et po investojnë miliarda në zhvillimin e robotëve të mundësuar nga inteligjenca artificiale për industrinë, logjistikën dhe detyrat shtëpiake. Progresi në këtë fushë është më i ngadalshëm se zhvillimi i modeleve gjuhësore, sepse sistemet e AI kanë ende një kuptim të kufizuar të botës fizike.