Kompania ‘mëmë’ e markës së “Victoria’s Secret”, L Brands ka konfirmuar se engjejt e industrisë së modës nuk do të parakalojnë në pasarelë këtë vit.
Shfaqja e shumëpritur e “Victoria’s Secret” është anuluar për shkak të vlerësimit të ulët që ka marrë sfilata e vitit të kaluar.
Marka u kritikua për diskriminim, racizëm dhe mungesë diversiteti të modeleve. Shumë modele mbi peshë apo transgjinore kanë reaguar ashpër pasi “Victoria’s Secret” nuk pranoi t’i punësonte për spektaklin vjetor për shkak se standartet e tyre mbi përzgjedhjen e vajzave ishin shumë specifike.
“Ne po mundohemi të kuptojmë se si të avancojmë pozicionin e markës dhe t’ua komunikojmë atë klientëve” -u shpreh Stuart Burgdoerfer, drejtuesi financiar i L Brands.