Zyrtarët në aeroportin ndërkombëtar të Norfolkut në Virxhinia, po përpiqen të përdorin mediat sociale për të gjetur pronarin e një sendi të veçantë të humbur dhe të gjetur; një arush pelushi.
Aeroporti tha në një postim në Facebook se arushi pelushi, i cili duket të jetë një pelush i bërë me porosi nga Build-A-Bear, u raportua si i humbur-gjetur “Lost & Found” rreth orës 4 të pasdites.
“A mund të më ndihmoni të gjej pronarin”, thuhej në postim, së bashku me një foto të lodrës së humbur. Zyrtarët e aeroportit thanë se shpresojnë që arushi të jetë i regjistruar me emrin e pronarit të tij në Build-A-Bear.