Karlo Ançeloti doli dje në konferencë për shtyp. Trajneri i Real Madrid foli para ndeshjes që madrilenët do të luajnë në Champions kundër francezëve të Brest.
“Ne nuk ishim në nivelin tonë më të mirë, por tani jemi shumë afër. Të gjithë e dinë saktësisht se çfarë duhet bërë dhe ne jemi përmirësuar si grup. Kontributet individuale kanë qenë gjithashtu të rëndësishme.
Sidomos Kylian Mbappe, sigurisht, por ne nuk mund të harrojmë Rodrygon, Jude Bellinghamin dhe Vinicius Juniorin. Ne do të fitojmë ndaj Brestit dhe të shohim më pas se çfarë do të ndodhë. Ne do të fokusohemi vetëm te vetja. Të fitojmë dhe të përpiqemi të përfundojmë sa më lart në tabelë”, ka thënë Ancelotti.
Përtej seriozitetit në përgjigjet e kthyera, një koment i tij shkaktoi të qeshura të shumta në sallë. “Kur flet ti, zoti inatoset”, tha tekniku italian që u pyet për të ardhmen.
Pyetja lidhej me të ardhmen dhe gazetari në fjalë ndërhyri duke thënë se nuk dëshironte ta provokonte. Më pas Ançeloti vazhdoi të fliste për situatën.
LEXO EDHE: Berat Gjimshiti ‘kërcënon’ Barcelonën: S’i trembemi, do i vendosim në vështirësi
“Klubi dhe unë duam të vazhdojmë së bashku sa më shumë që të jetë e mundur. Nëse ndodh diçka e çuditshme mund të ketë ndryshime. Zakonisht ndodh në futboll, por ne po punojmë mirë.
Klubi ka besim në punën time dhe unë në atë që klubi më jep mua. Tani po mendojmë të kemi një sezon të mirë”, tha më pas trajneri i Realit për të ardhmen.
LEXO EDHE: Kompani i sigurt te Bajerni: Do të shkelim gazin, e kapim tetëshen në Champions