Një ngjarje e rëndë u regjistrua dje në spitalin rajonal të Shkodrës. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se një 16-vjeçare humbi jetën në mjediset spitalore e dyshohet se shkak është bërë një arrest kardiorespirator. Uniformat blu nisën hetime për të hedhur më shumë dritë rreth shkaqeve.
Dje, në Spitalin Rajonal Shkodër, një 16-vjeçare, ka humbur jetën.
Paraprakisht dyshohet për shkak të arrestit kardiorespirator. Grupi hetimor po kryen veprimet në drejtimin e Prokurorisë, për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës, thuhet në njoftimin policor.