Showbiz

Ed Sheeran zbulon se si hoqi dorë nga veset e këqija si kequshqyerja apo alkooli

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “The Sun” ylli i muzikës Ed Sheeran tregoi se ashtu si shumë artistë të tjerë edhe ai e ka patur të vështirë të përballet me famën.

29-vjeçari rrëfeu se ishte duke lexuar autobiografinë e Elton John kur kuptoi se edhe ai kishte vese të ngjashme që mund t’i dëmtonin rëndë shëndetin.

Sheeran shtoi se kequshqyerja me ushqime të shpejta dhe të yndyrshme, konsumimi i tepërt i ëmbëlsirave dhe alkoolit mund të kishte rrezikuar seriozisht shëndetin e tij.

Ajo e cila e ndihmoi të hiqte dorë nga këto vese ishte bashkëshortja e tij Cherry. Partnerja e këngëtarit britanik e ndihmoi shumë që ai të kishte një jetesë më të shëndetshme për të cilën ai është shumë mirënjohës.