Për t’iu kundërvënë rritjes së populizmit dhe euroskepticizmit, liderët në vendet e Bashkimit Europian po takohen me qytetarë, për t’u njohur me problematikat që i shqetësojnë. Në Gjermani, Angela Merkel e nisi nga Berlini fushatën e dëgjesave, me fokus të rinjtë. Të tilla takime u propozuan nga Presidenti Francez, Emmanuel Macron. Synimi është që në fund të këtij procesi, të dilet me një platformë të përbashkët, për të promovuar më tej vlerat dhe standardet e Unionit.