Sara Gjordeni dhe Bardhi po përjetojnë një nga periudhat më të lumtura të jetës së tyre, teksa janë në pritje të fëmijës së dytë.
Çifti, i cili prej kohësh ka ndarë me publikun momentet më të rëndësishme të jetës familjare, ka zbuluar tashmë edhe gjininë e foshnjës që do t’i bashkohet familjes.
Lajmi është bërë publik përmes një videoje emocionuese të postuar në rrjetet sociale, ku protagonistja kryesore është vajza e tyre, Nea.
Në pamje, vogëlushja prek tortën e përgatitur për “gender reveal”, ndërsa mbushja rozë zbulon se Sara dhe Bardhi janë në pritje të një vajze tjetër.
Kështu, familja e tyre do të zgjerohet me një tjetër “princeshë”, një lajm që është pritur me shumë urime nga ndjekësit e çiftit.
Sara kishte konfirmuar shtatzëninë disa javë më parë gjatë një puntate të emisionit “She’s on Top”, duke surprizuar publikun me lajmin e ëmbël.
Çifti tashmë është prind i Neas, e cila së shpejti do të festojë ditëlindjen e dytë dhe shumë shpejt do të marrë rolin e motrës së madhe.
Historia e dashurisë së Sarës dhe Bardhit nisi në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 3”, ku u njohën dhe krijuan lidhjen e tyre. Pas përfundimit të spektaklit, romanca vazhdoi edhe jashtë kamerave, ndërsa sot ata po ndërtojnë familjen e tyre dhe po përgatiten të mirëpresin vajzën e dytë.