Live From Tirana

“Edhe Serena Sula i bëri like”/Armela Hyseni për videot e Brikenës: Nuk dua ta ofendoj por…

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Armela Hyseni, ish-banorja e “Big Brother VIP 5”. Ajo ka folur më shumë për eksperiencën e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, por duke u ndalur dhe tek jeta e saj personale…

Është bërë viral një postim i joti ku ironizoje disa video të Brikenës dhe e krahasoje me Serena Sulën…

Duke parë ato video, më erdhi shumë natyrshëm ta bëja këtë paralelizëm me Serenën. Dhe në fakt Serena kur ka parë ato Story, do ia kenë dërguar si duket, i kishte bërë ‘like’. I kishte pëlqyer (qesh). Edhe Serena vetë ishte dakord. Nuk është se dua ta ofendoj Brikenën, por më vjen keq që i mëshon faktit që nuk ka pasur asnjëherë marrëdhënie. Ajo është shumë e saktë në arsyetime, nuk e kuptoj pse bën deklarata të tilla. Fansat e kanë suportuar për këto deklarata, se lojë nuk është se ka.