Lajme të mira për futbollistin e Fiorentinës, Edoardo Bove. Lojtari është i ndërgjegjshëm, jashtë rrezikut për jetën dhe merr frymë normalisht.
Sipas agjëncisë Ansa, lojtari gjatë ndeshjes me Interin pësoi një krizë epilepsie në fushë, çka solli edhe arrest kardiak.
Takimi u ndërpre në minutën e 18-të dhe futbollistët u larguan nga fusha të përlotur.
Ndeshja u shty zyrtarisht nga Lega Serie A për një datë të pacaktuar.
Ngjarja tronditi botën e futbollit, nisur nga rastet e shumta fatale pas episodeve të tilla vitet e fundit.