Bota

Egjipti raporton ekzekutimin e 20 militantëve të ISIS-it

Ushtria egjiptiane raportoi se ka ekzekutuar 20 militantë të ISIS-it, gjatë një aksioni në shkretëtirën perëndimore të vendit. Qeveria filloi operacionet ushtarake në shkurt kundër militantëve të Shtetit Islamik, të cilët kanë organizuar shumë sulme ndër vite, ndaj forcave të sigurisë dhe civilëve në Egjipt, duke vrarë qindra persona.