Showbiz

Egla Ceno me mesazh para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Mos e ngatërroni sportin me politikën

Në prag të ndeshjes së shumëpritur mes Shqipërisë dhe Serbisë, që zhvillohet sot në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, ka reaguar edhe fituesja e Big Brother VIP Albania 3, Egla Ceno, me një mesazh që po komentohet gjerësisht në rrjetet sociale.

Përmes një postimi në Instagram, Egla ka bërë thirrje për qetësi, qytetari dhe maturi, duke kujtuar se sporti dhe arti nuk duhet të përzihen me politikën, pavarësisht dhimbjeve historike që mbartin shqiptarët e Kosovës.

“Serbët na kanë lënduar vëllezërit Kosovarë, por ju lutem mos ngatërroni artin dhe sportin me politikën (politika iz ë biç)”, shkruan ajo në mënyrën e saj të drejtpërdrejtë.

Egla apelon që shqiptarët të tregojnë nivel dhe mikpritje, duke shmangur veprime që mund të interpretohen si provokime. Ajo i referohet edhe simbolikës së shqiponjës që shpesh ka ndezur polemika në përballjet Shqipëri–Serbi, duke kërkuar që të mos përdoren gjeste që mund të shihen si viktimizim apo reagim emocional.