Showbiz

Egli rikthehet në shtëpinë e “Big Brother”, por ndodhi e papritura me ndjekësit e saj në Instagram?

Egli Tako është rikthyer sërish në shtëpinë më të famshme të Shqipërisë, Big Brother VIP, duke bërë të ditur se këtë herë do të jetë për veten dhe për familjen pas gjithë përvojës së kaluar në këtë format. Megjithatë, rikthimi i saj duket se nuk është pritur mirë nga të gjithë fansat, të cilët e kanë mbështetur shumë pas daljes së saj nga Big Brother.

Pas rikthimit, duket se numri i ndjekësve në Instagramin e Eglit ka pësuar rënie, pasi ajo kishte rreth 352 mijë ndjekës dhe tani ka rreth 342 mijë, duke humbur rreth 10 mijë ndjekës. Kjo rënie tregon se disa prej fansave të saj janë distancuar pas rikthimit, duke qenë pak dyshues për këtë zgjedhje.

Gjithashtu, Egli ka mbajtur një distancë nga Gjestin, ashtu siç e kishte shprehur më parë, duke lënë të hapur mundësinë për të parë se si do të vazhdojë loja e saj.

Artistja tashmë ka tërhequr vëmendjen për mënyrën se si do të vazhdojë marrëdhënien me banorët e tjerë, përfshirë atë me Gjestin, dhe nëse do të ketë më shumë sfida në këtë edicion të Big Brother VIP.