Gossip Showbiz

Egli Tako zbulon nëse është në një lidhje?

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Egli, ka vendosur të jetë e hapur me ndjekësit e saj në Instagram, duke zhvilluar një sesion pyetje-përgjigje.

Mes shumë pyetjeve që mori nga fansat, ajo që tërhoqi më shumë vëmendje kishte të bënte me jetën e saj sentimentale:

Cili është statusi yt aktual, e lidhur, e komplikuar apo single?

Pa u menduar gjatë, këngëtarja u përgjigj shkurt dhe qartë:

Statusi im aktual është single.

Deklarata e saj u prit me komente të shumta nga ndjekësit, të cilët e përgëzuan për sinqeritetin dhe mënyrën e drejtpërdrejtë të komunikimit.