Gossip Showbiz

Gjesti dhe Egli Tako nuk ndiqen më në rrjete sociale! Gerta Gixhari shokon me deklratën e saj: “Nuk janë takuar…”

Romanca që nisi mes Gjestit dhe Egli Takos gjatë qëndrimit të tyre në “Big Brother VIP Albania” duket se ka marrë fund. Të dy kanë hequr njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve në Instagram, duke shtuar spekulimet se lidhja e tyre nuk ka vazhduar pas përfundimit të reality show-t.

Në emisionin “Goca dhe Gra”, ish-banorja Gerta Gixhari u shpreh se, sipas saj, dyshja nuk kanë qenë asnjëherë bashkë pas daljes nga shtëpia.

Publiku ishte i etur për të mësuar rreth marrëdhënies së saj me Gjestin, por Egli nuk tha asgjë. Mendoj që ata nuk janë takuar apo lidhur me njëri-tjetrin pas daljes nga shtëpia

-deklaroi Gixhari.

Ajo theksoi gjithashtu se mungesa e çdo postimi apo reagimi të përbashkët në rrjetet sociale tregon se marrëdhënia nuk ka pasur vazhdimësi.

Është shmangur çdo komunikim publik mes tyre. Nga ana tjetër, nuk iu ka leverdisur të pranojnë publikisht se nuk kanë më asnjë marrëdhënie

Deri më tani, as Gjesti dhe as Egli nuk kanë dhënë ndonjë deklaratë zyrtare mbi statusin e marrëdhënies së tyre.

Megjithatë, veprimet e fundit në rrjetet sociale sugjerojnë se romanca e tyre, e nisur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ka përfunduar.