Egli Tako, banorja e “Big Brother VIP Albania 4”, ka ndarë me publikun një moment shumë të sinqertë lidhur me marrëdhënien e saj me Gjestin.
Gjatë një bisede me Livian, ajo ka shprehur një afeksion të veçantë për të, duke thënë:
Nuk di ta shpjegoj, por thjesht e kam xhan
– duke theksuar lidhjen e saj të ngushtë me Gjestin.
Në vazhdim, Egli ka shtuar:
Është e çuditshme, nuk e di se çfarë është. Truri im thotë “Jo”. Ai është i mirë. Dhe ka një gjë, se ne gocat, në fillim… më duhet ta përpunoj, sepse ndoshta pas pesë ditësh nuk do të më duket më interesant fare në këtë aspekt. Po më pëlqen kjo lojë fjalësh, sepse ai asnjëherë nuk ka ardhur dhe ka thënë “Ti më pëlqen shumë,” por e ka thënë në një mijë forma të tjera, shumë direkte.
Marrëdhënia mes Eglit dhe Gjestit ka tërhequr vëmendjen e publikut, dhe tani mbetet të shihet nëse ky është fillimi i një raporti të veçantë mes tyre, apo nëse është thjesht një vlerësim i sinqertë për karakterin e Gjestit dhe marrëdhënie shoqërore e pastër.