Egnatia ka vazhduar e qetë marshimin në kreun e renditjes së Kategorisë Superiore, teksa ka mundur sot me shifrat 2-1 Bylisin në ndeshjen e parë të javës së 23-të.
Skuadra e Edlir Tetovës ka dominuar plotësisht sfidën, teksa ka humbur raste të mira shënimi në pjesën e parë. Në të dytën, rrogozhinasit korrigjuan shënjestrën dhe fillimisht me Lushkjen e pastaj me Ndrecën shënuan dy gola që u duk se i dhanë pak qetësi skuadrës.
Qetësi që solli edhe një shpërqendrim në prapavijën e rrogozhinasve, të cilët i dhuruan një gol Bylisit në fund, për të bërë pak më dramatike mbylljen e ndeshjes. Por me vërshëllimën përfundimtare, ishte Egnatia që festoi tre pikët dhe bën tentativën e parë për shkëputje në kreun e renditjes.
Pas ndeshjes foli trajneri Edlir Tetova.
“Mendoj frikë jo, por Bylisi u hodh i gjithi në sulm. Kishim mundësitë me Guindo dhe Melo, por mendoj prap të lumtur nga ndeshja, funksionoi mirë. Pjesën e parë kishim mundësitë, lojtarët ishin para portës dhe rrjedhshmëria ime.
Problematikën që kishim në pjesën e parë, e bënë çunat në pjesën e dytë. Bylisi ishte me 5 në mbrojtje, ne kishim raste, nuk e kishim përgatitur ashtu ndeshjen. Është mënyra e golit te Regit me Bakajokon, thellësia te 15 metrat që kam kërkuar gjithë kohës në stërvitje. Mendoj që deri te momenti i golit, pjesën e parë nuk e kemi bërë. Pastaj ishte çdo gjë si në stërvitje.
Te 4-2-4, Lushkja ka detyra të tjera. Po shkon mirë, po shënon ose është para portës. Nuk kam pse rrezikoj, te zbres dikë poshtë që e kam shumë efikas lart.
Mendoj që është forma e mirë, automatizim te 4-3-3 ose 4-2-3-1, por nuk është akoma forma më e mirë. Shpejtësia duhet të jetë akoma më shumë. Gjithsecili e ka të ngulitur në kokë çfarë kërkohet dhe nuk duhet të dalim nga këto detyra, u shpreh Tetova