Sot u luajtën tri ndeshje të vlefshme për javën e 17-të të Superiores.
Egnatia mposhti Skënderbeun 1-0 dhe më pas Vllaznia fitoi me përmbysje 1-2 ndaj Elbasanit, për të ndryshuar renditjen në katër vendet e para.
E vetmja ndeshje që u mbyll në barazim ishte mes Laçit dhe Dinamos (0-0).
Vllaznia ka lënë pas serinë prej dy humbjesh radhazi, duke gjetur përsëri tre pikët, për më tepër përballë një kundërshtari direkt për “Final Four” si Elbasani. Por nuk ka qene thjeshtë për kuqeblutë, të cilët i janë falur një përmbysje në pjesën e dytë përballë skuadrës së drejtuar për herë të parë nga Ivan Gvozdenoviç.
Ndeshja e luajtur në “Loro Boriçi” për shkak të shkëmbimit të stadiumeve mes dy skuadrave në fazën e parë, pa verdheblutë të kalonin në avantazh në fraksionin e parë të lojës ku krijuan edhe rastet më të mira para katërkëndorit të Qarrit. Shkodranët u ndalën nga traversa në fund dhe shkuan në pushim në disavantazh.
Në pjesën e dytë, Elbasani shpërdoroi përsëri mundësinë për të dyfishuar shifrat, teksa ishte Vllaznia që gjeti rrjetën me gjuajtjen e Dodajt me kokë për të barazuar rezultatin, e më pas përmbysi gjithçka me Çobën, për të siguruar një fitore me shumë vlerë për klasifikimin.
Shkodranët i bashkohen përsëri Dinamos në renditje, ndërsa Elbasani mbetet larg katërshes së parë, që është objektivi i ekipit i cili tashmë drejtohet nga Gvozdenoviç.
Tashmë Egnatia ndodhet në krye të Superiores me një pikë më tepër se Partizani, që përballet nesër me Bylisin.
Laçi me pikën e marrë ka barazuar Tiranën e vendit të 7, që nesër përballet me Teutën. Më poshtë iu sjellim rezultatet e plota të ditës dhe renditjen provizore.
Rezultatet, më 8 dhjetor:
Egnatia 1-0 Skënderbeu
Laçi 0-0 Dinamo
Elbasani 1-2 Vllaznia
Ndeshjet 9 dhjetor:
Bylis – Partizani 13:30
Tirana – Teuta 17:00
Renditja:
LEXO EDHE: Egnatia triumfon ndaj Skënderbeut, Laçi dhe Dinamo bëjnë paqe