Bota

Ekipi amerikan në Korenë e Veriut për të biseduar për samitin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump njoftoi se një ekip amerikan ka mbërritur në Korenë e Veriut për t’u përgatitur për samitin e propozuar mes tij dhe liderit Kim Jong Un. Ndërkohë Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders tha se një “tjetër ekip” është larguar nga Singapori, ku ishte planifikuar të mbahej samiti i 12 qershorit, i cili mbetet ende në pikëpyetje.