Biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani, i cili jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka arritur të takohet me ikonën muzikës shqipe, Parashqevi Simaku. Në një post në rrjetin e tij social, Ilirjani ka ndarë një foto duke u përqafuar me Simakun. Krahas fotos, ai shkruan “Parashqevi Simaku është mirë! Sapo u takuam dhe po pimë kafen e parë! Ajo do të jetë shumë mirë tani dhe do këndojë sërish për publikun shqiptar”.
Pasi biznesmeni Elton Ilirjani strehoi Parashqevi Simakun në një hotel në Manhattan, ai dha një intervistë ekskluzive për Top Channel. Ai zbuloi se qëndrimi i saj do të jetë për tre javë aty dhe më pas, vendimi se ku do të rindërtojë jetën do t’i perkasë vetëm Parashqevi Simakut dhe familjarëve të saj.
Kristi Gongo: Në çfarë gjendje ishte ajo?
Elton Ilirjani: Diva jonë ishte një mrekulli, si gjithmonë dhe ishte një moment magjik dhe nuk di jam shumë i emocionuar sepse kam vite që e kërkoj Parshqevi Simakun, e dija gjendjen e saj dhe po e kërkoja dhe ajo kishte thjesht nevojë për pak dashuri, një dashuri të cilën unë dhe Elvira sot ia dhamë. Pastaj shkuam së bashku në një hotel ku ajo do të kalojë tre javët e ardhshme, deri sa ne të marrim vendim së bashku me Parashqevinë dhe familjarët e saj se çfarë të bëjmë.
Kristi Gongo: A ishte ajo pranuese, Elton, në momentin e parë?
Elton Ilirjani: Po, ajo donte që të fliste shqip, por ndoshta nuk e kanë mbështetur. Parashqevia ka qenë rrugëve të New York-ut dhe unë nuk e dija që ajo qëndronte në njërin nga stacionet kryesore New York-ut.
Kristi Gongo: Pra flinte në rrugë, ajo e kalonte natën jashtë?
Elton Ilirjani: Dje ajo ka fjetur jashtë dhe Elvira ma konfirmon këtë. Dhe unë mezi po prisja ta çoj në një hotel dinjitoz, si një Diva që është. Ajo nuk kishte fare vetëdije për gjurmën në Shqipëri, sepse nuk ka qasje në media. Na përqafonte të dyve, na puthte si mua, si Elvirën. Kërkon të bëjë një dush, që të qetësohet, që të shijojë momentin sepse ne duam të bëjmë një darkë të bukur së bashku sot ku do të shijojmë një gotë verë, të flasim për muzikën. Ajo po këndonte muzikë xhaz, e pabesueshme.
Kristi Gongo: Ajo vazhdon këndon?
Elton Ilirjani: Po, po me atë zërin e saj të bukur, ajo është idhulli im.
Kristi Gongo: Çfarë të tha më shumë?
Elton Ilirjani: Me shumë emocion unë tha dua të rikthehem të jem ajo që kam qenë, dua të jem një Diva e bukur. Domethënë nuk është e vërtetë që ajo nuk e do Shqipërinë, ajo fliste me fjalë të urta popullore nga Kavaja. Dhe ne do të bëjmë që ajo të rikthehet sërish dhe të bëjë një jetë dinjitoze siç e meriton.
Kristi Gongo: Në Shqipëri, apo në SHBA?
Elton Ilirjani: Këtë do të vendosë ajo.