Ditën e sotme, e ftuar në emisionin “Live from Tirana” ishte moderatorja e njohur Artenisa Ozaj për të na folur lidhur rreth temës së ditës, prindërimin. Artenisa është nënë e një vajzë 5-vjeçare të quajtur Abigail. Por si ka qenë prindërimi për Artenisën? Ajo na rrëfen se:
Ma ka bërë të lehtë mamaja ime dhe unë kam qenë më e lirë. Nuk do bëja këto punët që bëj dhe do të kufizohesha më shumë, do shpenzoja më shumë kohë me Abin por nuk do të isha unë e plotësuar.
A kishte diçka që e frikësonte Artenisën kur erdhi në jetë vajza e saj?
Kam qenë një nënë shumë e fortë, motra ka pasur një djalë dhe jam kujdesur shumë për nipin, i bëja me lehtesinë më të madhe dhe më dukej sikur kisha femijë të dytë, isha shumë komode me Abin. Ju them të gjitha nënave që mos dëgjoni njerëzit çfarë flasin lart e poshtë sepse të gjithë fëmijët janë unikë dhe vetëm nëna e kupton si do sillesh me fëmijën tënd dhe mos japin asnjëherë këshilla. Ti e di kur do të pijë, të ndërrohet, pra është instikti i nënës. Ndërsa për një fëmijë tjetër nuk e kupton dot, është shumë e çuditshme.
E pyetur se si është rritur Abi, Artenisa shprehet se:
Abi është 5 vjeçe dhe unë jam përpjekur ta trajtoj si një fëmijë të rritur. E kam trajtuar si shoqe dhe asnjëhere si një fëmijë të vogël. Tashmë kur bën muhabet me të, të bën pyetje nga më të çuditshmet. Jam e detyruar t’ja plotësoj ato çfarë ajo kërkon për të mos i prishur dëshirën e vet dhe të jetë e lirë. Ajo do t’i bëjë gjërat kur do, si do ajo dhe nuk kam qenë një nënë e rreptë. Nuk është fëmijë me komplekse, ka qenë mënyra si unë e kam rritur që është e tillë.
Një ndër sfidat më të mëdha për nënat është t’i mbajnë fëmijët larg teknologjisë. Si ka qenë kjo për moderatoren?
Nuk mund t’ja heqim dot 100% sepse vetë koha dhe njerëzit kanë evoluar. Tek mami im është një nga këto lagjet e vjetra të Tiranës dhe Abi kalon shumë kohë duke luajtur. Jam përpjekur mos t’i lë telefon, i kam blerë orë që e kontrolloj gjithë kohës. Por është e pamundur për ta eleminuar 100%. Mund të kalojë maksimumi gjysmë ore ose një orë në ditë duke u marrë me celular. I pëlqen dhe të bëjë video në TikTok, më meson ajo sepse unë nuk di fare (qesh).
A ka bërë Artenisa disa plane në kokën e saj për të ardhmen e Abigail?
Nuk bëj plane sepse dua ta le të lirë në zgjedhjet e saj. Çdo kërkesë të saj ia kam plotësuar. Dontë të shkontë në balet e kam çuar, pastaj dontë të shkontë në not. E kam pyetur për çdo gjë dhe nuk e kam detyruar. Është lloji i fëmijës i pa parashikueshëm dhe nuk dua ta fus në korniza. Ajo të bëjë cfarë të dojë dhe e shikoj që në të ardhme mund të jetë në televizion. Sikur është e lindur për atë gjë sepse kur ka qenë pjesë e një klipi me dublën e saj të parë mbaron punë, nuk ka nevojë për shume dubla (qesh). Ka pasur shumë fëmijë që kur kanë mbaruar fakultetin kanë thënë kjo ka qenë zgjedhja e mamit ose e babit dhe nuk e kanë pëlqyer kurrë atë që kanë bërë. Kështu që zgjedhja është e juaja dhe është më mirë që ta gjejnë rrugën e vet duke i mbështetur por jo duke i drejtuar.
Abi është një fëmijë që i bën ”rrengje” mamasë së saj dhe Artenisa thotë se…
Abi të shikon në sy dhe shikon ku e ke limitin ti, nëse e shikon që ke seriozitet ajo tërhiqet, por nëse shikon që ke lëshuar pe i shkon deri në fund dhe e merr atë që do. Përsa i përket ushqimit ka qenë një fëmijë i mbarë por tani ka ardhur koha që disa prej tyre ka nisur t’i heqë sepse edhe trupi nuk i do më. Tani ka filluar të pëlqejnë edhe ushqimet kineze, orizin me perime, sushi (qesh).
Por si ja ka shpjeguar situatën e COVID-19 Artenisa vajzës së saj?
Fatmirësisht në fillimet e COVID-19, kur Abi ishte 4 vjeçe u bë shumë reklamë dhe ajo filloi të kuptonte se çfarë po ndodhte në televizor. U përpoqa t’ja shpjegoja me fjalë të thjeshta por Abi është rritur me rregulla, sepse e kam çuar që 1 vjeçe e gjysmë në kopësht dhe aty është mësuar që duhet të lajë duart para dhe pas ushqimit, të mos fusë duart në gojë. Por i kam thënë se duhet të tregojë kujdes me përqafimet. Fjalët dhe termat që kam përdorur kanë qenë të lehta. Jam përpjekur t’i shpjegoj që është një virus shumë i vogël që ne nuk e shohim dhe që nëse fut durt në gojë ti mund të kesh temperaturë, mund të shkosh në spital, për ta kuptuar që çfarë i ndodh nëse nuk i bën këto. Erdhi një kohë që na thoshte Abi që duhet të dezinfektojmë duart (qesh).
A ka pasur ndonjë pyetje që i ka bërë vajza e saj moderatores dhe mund ta ketë vënë në siklet?
Pyetja e fundit nga Abi ishte: “Si lindin bebet?”. U përpoqa t’i shpjegoj se bebet lindin nga barku, ajo më tha se ti po më gënjen, edhe pse 5 vjeçe (qesh). Fëmijët sot janë bërë më të rritur se ne dhe sado të përpiqesh t’i gënjesh ata të kapin mat.