Big Brother VIP Finale Live në radio Celebrities

Ekskluzivisht për TAR, Vserlo: Gjesti ka përdorur më shumë dhunë se Jozi!

Të gjithë jemi gjithë sy e veshë në natën finale të “Big Brother VIP”. Teksa edhe pak orë na ndajnë nga zbulimi i emrit të personazhit që do të shkojë në shtëpi me çmimin e madh prej mijëra eurosh, aventura ende nuk ka përfunduar… Top Albania Radio vjen live në Tapetin e Kuq në natën finale të “BBV”. Me intervista, foto dhe çdo detaj tjetër që të sigurohemi që të mos humbisni asgjë. Me raportime të çdo ndodhie gjatë këtij eventi dhe në transmetim live në valët e Top Albania Radios, kjo natë nuk duhet humbur.

Në një lidhje nga Tapeti i Kuq, ish-banori Vserlo u shpreh lidhur me reagimin publik të Jozit:

Unë kurrsesi nuk do ta mbështes dhunën nëse është parë linja ime e jetës, unë vij nga një shtëpi ku dhuna ishte një atmosferë jo e këndshme.

Gjesti nuk është një person që nuk e ka përdorur dhunën, e ka përdorur më shumë se Jozi.