Big Brother VIP Finale Live në radio Celebrities

“Adoleshentë që dashurojnë personazhin e një fëmije…”/ Vserlo ‘shpërthen’ ndaj fansave të Gjestit!

Të gjithë jemi gjithë sy e veshë në natën finale të “Big Brother VIP”. Teksa edhe pak orë na ndajnë nga zbulimi i emrit të personazhit që do të shkojë në shtëpi me çmimin e madh prej mijëra eurosh, aventura ende nuk ka përfunduar… Top Albania Radio vjen live në Tapetin e Kuq në natën finale të “BBV”. Me intervista, foto dhe çdo detaj tjetër që të sigurohemi që të mos humbisni asgjë. Me raportime të çdo ndodhie gjatë këtij eventi dhe në transmetim live në valët e Top Albania Radios, kjo natë nuk duhet humbur.

Në një lidhje nga Tapeti i Kuq, ish-banori Vserlo u shpreh:

Finale nuk ka përderisa ka njerëz që kanë akoma pafund për të dhënë. Këta personazhe që kanë qenë këtë vit do kenë pafund për të dhënë. kanë qenë një kast që përpos artit janë edhe personazhe.

Laert Vasili patjetër që është fitues me meritokraci. Me këndvështrimet e adoleshentëve që mund të dashurojnë personazhin e një fëmijë le ta fitojë Gjesti…