Aktualitet

Ekstradohet nga Franca në Angli, shqiptari akuzohet për vrasje në 2023!

Një shqiptar i akuzuar për vrasjen e një personi në fund të vitit 2023, është ekstraduar nga Franca në Angli.

Sipas Policisë Metropolitane të cilës i referohet Top Channel:

Arlind Hashani, 22 vjeç , banues në Bray Fellows Road NW3, u paraqit të premten, më 15 gusht, në Gjykatën e Magjistraturës në Westminster, ku u akuzua zyrtarisht për vrasje, pas ekstradimit të tij nga Franca.

Arrestimi i tij ndodhi në Paris më 30 korrik. Hashani u la në paraburgim dhe pritet të dalë para Gjykatës së Lartë në Wood Green të martën, më 19 gusht.

Ai akuzohet se vrau Ahmed Ali Jama, 29 vjeç, i cili u gjet me plagë të marra nga thika pranë zonës Gaymead, në Abbey Estate, në Abbey Road, rreth orës 19:32 të mbrëmjes së 29 dhjetorit 2023. Pavarësisht ndihmës së dhënë në vendngjarje, Ahmed ndërroi jetë më vonë në spital.