Disa kërkime thuhet se kanë sjellë deri te një material revolucionar që mund të “furnizojë me energji” orët inteligjente pa nevojën e karikimit. Shkencëtarët e Universitetit të Pekinit zhvilluan një “material elastik”, i ngjashëm me një shirit gome, që shndërron nxehtësinë nga tërheqja në energji elektrike. Materiali shfrytëzon diferencën e temperaturës midis trupit njerëzor (rreth 37°C) dhe ambientit (20–30°C) për të gjeneruar energji.
Për herë të parë, polimeri kombinon elasticitetin me aftësinë për të përçuar rrymë elektrike, duke arritur të zgjatet mbi 850% të gjatësiës së tij origjinale. Materiali mund të përkulet, të shtrihet dhe të ngjitet në lëkurë, duke e bërë komod për përdorim në pajisje të veshshme. Shkencëtarët thonë se ky zhvillim mund të përdoret gjithashtu në sensorë mjekësorë që funksionojnë pa bateri të jashtme. Zbulimi i tyre mund të hapë rrugën për gjenerimin e energjisë elektrike nga nxehtësia e trupit në pajisjet e përditshme.
Ndërkaq, sipas një raporti të ri, Apple, aktualisht është e zënë duke eksploruar mënyra për të sjellë Touch ID (i njohur edhe si një skaner gjurmësh gishtash nëse nuk jetoni në botën e Apple) në orët e saj. Kjo do të vijë vitin e ardhshëm, ndoshta më së shpejti, pra me sa duket në Apple Watch Ultra 4. Megjithatë, siç bëhet e ditur më tej, ideja ka shumë të ngjarë të jetë ende në fazën e prototipit.
Prandaj, asnjë nga orët që do të dalin këtë vit nuk do ta ketë këtë veçori. Orët e Apple do të ridizajnohen shumë vitin e ardhshëm dhe kjo mund të përputhet plotësisht me këtë. Modelet e vitit 2026 mund të kenë gjithashtu një procesor të ri. Apple po zhvillon sistemin e saj të ri operativ me emrin e koduar “Charismatic”, sipas Mark Gurman të Bloomberg.