Digjet makina e një pedagogu të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, kur automjeti tip “Benz” gjendej i parkuar para banesës së profesorit, në Lagjen “Qemal Stafa”. Ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve dhe policisë, bëri që makina të digjej vetëm pjesërisht. Paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, për shkak të detyrës.