Aktualitet

Elbasan, policia shmang tragjedinë në lagjen “Kala”

Ndërhyrja në kohë e Policisë, parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me armë zjarri në lagjen “Kala” të Elbasanit. Me mbërritjen e uniformave blu, një 31-vjeçar i armatosur, arriti të largohej. Më parë, ai kishte dhunuar një 24-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta. Pas identifikimit, vijon puna policore për kapjen e agresorit të shpallur në kërkim.