Aktualitet

Elbasani miraton taksën e pronës

Elbasani është Bashkia e parë që miratoi taksën e pasurisë që do të nisë të zbatohet prej 1 janarit. Vendimi në Këshillin bashkiak kaloi me votat e PS, LSI e Partisë Për Drejtësi Integrim dhe Unitet, me kundërshtimin e demokratëve. Këshilli Bashkiak i Elbasanit u bë i pari në rang vendi që miratoi taksën e re të pasurisë, ndërsa shfytëzoi të drejtën për ta ulur atë me 30 % të vlerës.