Bota

Elefanti vret dy të moshuara në safari!

Dy turiste gra u vranë nga një elefant gjatë një safari në një park kombëtar në Zambia. Komisioneri i Policisë së Provincës Lindore, Robertson Mweemba, tha se viktimat ishin 68-vjeçarja Easton Janet Taylor nga Mbretëria e Bashkuar dhe 67-vjeçarja Alison Jean Taylor nga Zelanda e Re. Ato u sulmuan nga një elefant femër që po kalonte aty pranë, bashkë me këlyshin e saj. Guida të safarit që shoqëronin grupin u përpoqën të ndalonin elefantin duke qëlluar me armë, sipas policisë.

Elefanti u plagos nga të shtënat, por guidat nuk arritën ta ndalonin sulmin dhe të dyja gratë humbën jetën në vendngjarje. Ngjarja ndodhi në Parkun Kombëtar South Luangwa në lindje të Zambisë, rreth 600 kilometra nga kryeqyteti Lusaka. Nëse nuk e dini, elefantët femra janë shumë mbrojtëse ndaj këlyshëve të tyre dhe mund të reagojnë me agresivitet ndaj çdo gjëje që e perceptojnë si kërcënim. Vitin e kaluar, dy turiste amerikane humbën jetën në incidente të ndryshme me elefantë në pjesë të ndryshme të Zambias. Edhe në ato raste, viktimat ishin gra të moshuara dhe ndodheshin në automjete kur u sulmuan. 

Ndërkaq, nëse keni kaluar përvojën e një shtatzënie të gjatë, mund të ndiheni më mirë duke mësuar për periudhën e shtatzënisë tek elefantët. Këto krijesa madhështore kanë një nga periudhat më të gjata të shtatzënisë mes të gjithë gjitarëve të gjallë. Nëse për dikë duket e pafundme një shtatzëni që zgjat disa muaj, për elefantët kjo mund të shkojë deri në 22 muaj.

Elefantët janë gjitarët më të mëdhenj tokësorë në planet, kështu që nuk është befasi që ata të kenë një shtatzëni kaq të gjatë. Elefantët afrikanë, për shembull, mbajnë shtatzëni mesatarisht për 22 muaj, ndërsa elefantët aziatikë kanë një periudhë shtatzënie që varion nga 18 deri në 22 muaj. Megjithatë, gjatë këtyre muajve, nuk është vetëm madhësia e trupit të tyre që kërkon kaq shumë kohë për zhvillimin e fëmijës, por edhe zhvillimi i trurit të elefantëve, që është një nga më të mëdhenjtë në botën e kafshëve.