Showbiz

Eliza Dushku sjell në jetë fëmijën e saj të parë

Pak kohë më parë ajo bëri të ditur se është në pritje të ëmbël pavarësisht faktit se e ka mbajtur të fshehtë këtë lajm të bukur për një kohë të gjatë.

Ditën e kaluar u zbulua se ajo solli në jetë fëmijën e saj të parë që është djalë. Vetë aktorja me origjinë shqiptare e bërë të ditur këtë gjë me anë të një postimi në rrjetin social Instagram.

Në foton e postuar shihet bashkëshorti i saj Peter Palandjian duke mbajtur në krah vogëlushin e tyre. Ata rikrijuan skenën e famshme të “Mbreti Luan” ku njoftohet ardhja në jetë e Simbas.

Djali i dyshes është pagëzuar me emrin Philip.